Diego Armando Maradona dëshiron që Napoli të befasojë Barcelonën në sfidën që luhet sonte (e martë) në ‘San Paolo’, dhe shpreson që Lionel Messi të mos ketë një ndeshje të mirë në shtëpinë e tij të vjetër.
Heroi i Napolit ka folur para ndeshjes që ish skuadra e tij e zhvillon me Barcelonën në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
“Napoli po kalon një periudhë të ndërlikuar, ata po përjetojnë sezonin e tyre më të vështirë në 15 vitet e fundit”, deklaroi Maradona.
“Ndeshja kundër Barcelonës do të jetë e vështirë, por në futboll parashikimet mund të kthehen”.
“Pra, shpresa ime është që Napoli të jetë një surprizë e madhe dhe do t’i bëjë njerëzit e tyre të lumtur”.
Maradona tutje ka folur edhe për bashkëvendësin e tij, Lionel Messin, për të cilin shpreson të mos e ketë ditën e tij.
“Shpresoj që ai të mos e ketë një ndeshje të mirë në Napoli”, ka shtuar Maradona.







