Maradona: Messi mund të luajë për Napolin, por nuk bën dot atë që kam bërë unë

Ish-futbollisti i Napolit, Diego Armando Maradona, ka komentuar ndeshjen Napoli-Barcelona, e luajtur të martën dhe që përfundoi 1-1, ku në veçanti është ndalur te ylli argjentinas Lionel Mesi.

“Do të kisha dashur të përballesha me Mesin, pavarësisht se Napoli nuk po kalon një moment të mirë. Mesi nuk ka kaluar ato që kam kaluar unë, ky është avantazhi im krahasuar me të.

Ai mund të luajë mjaft mirë për Napolin, edhe pse nuk do të bënte dot ato që kam bërë unë (qesh), gjithsesi do të doja që napoletanët të kishin një Mesi,” tha Maradona.

Pavarësisht se ka një diskutim midis futbolldashësve se kush është argjentinasi më i mirë në histori, Mesi apo Maradona, kjo nuk pengoi tifozët e Napolit t’i rezervonin një super pritje Mesit, duke treguar në këtë mënyre se ata i respektojnë argjentinasit.