Maradona i gatshëm ta drejtojë Argjentinën

Legjenda e futbollit botëror është i hapur për ta udhëhequr përsëri Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa konfirmon që nuk ka nisur biseda me askënd deri tash.

Diego Armando Maradona thotë se do të ishte nder për të që ta drejtojë Argjentinën, edhe pse e pranon se nuk ka marrë ndonjë ofertë për t’u rikthyer në Kombëtare.

Klubi nga Superliga argjentinase, Gimnasia e do Maradonën për trajner, ndërsa kontaktet në mes të klubeve tashmë veçse kanë nisur.

Maradona është pa punë që kur e la klubin meksikan, Dorados në qershor të këtij viti për shkak të problemeve shëndetësore.

Tash, 58 vjeçari është i hapur për ta drejtuar përsëri Lionel Messin me shokë.

“Për momentin nuk kam marrë ndonjë ofertë nga klubet argjentinase. Unë i dua gjithmonë sfidat. Tash jam mirë me shëndet dhe natyrisht se do të ishte një nder për mua të punoj në vendin tim”, ka shkruar Maradona.

Ai e kishte një eksperiencë si trajner tek Argjentina, por nuk kishte arritur ndonjë sukses.

loading…