Maqedonia pritet të rihapë kufirin me Kosovën pa bërë testet për koronavirus

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) do të diskutoj gjatë vikendit për heqjen e masave kufizuese për vendet e rajonit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se lehtësimi nënkupton edhe heqjen e PCR testeve për Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Serbinë. Rekomandimi i KSI-së duhet miratuar në Qeveri, pas çka lëvizja e lirë pritet të fillon nga e hëna e ardhshme.