Enis Bardhi ka shënuar tregolësh për ta udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt fitores ndaj Armenisë. Të enjten mbrëma në Jerevan, Maqedonia V. fitoi 5:0 ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2022.

Bardhi shënoi për 2:0 në minutën e 36-të. Realizoi me goditje nga distanca. Në minutën e 67-të realizoi penallti, të cilën e siguroi vet. Penallti konkretizoi edhe në minutën e 90-të, pas ndërhyrjes së palejuar në Ezgjan Alioskin.

Për 1:0 shënoi Aleksandar Trajkovski në minutën e 22-të, ndërsa për 4:0 shënoi Milan Ristovski në minutën e 79-të.

Bardhi, Visar Musliu e Ezgjan Alioski startuan te Maqedonia V. Valon Ethemi qëndroi në stol. Me fitore, Maqedonia e Veriut është ngritur në vendin e dytë në grupin J. I ka 15 pikë nga nëntë ndeshje. Udhëheq Gjermania me 21 pikë nga 8 ndeshje. Gjermanët kanë siguruar kualifikimin në Botëror. Rumania është e treta me 13 pikë nga tetë ndeshje. Ndërkohë Armenia mbetet e katërta me 12 pikë.

Prej orës 20:45 janë ndeshjet Gjermania – Lihtenshtajni dhe Rumania – Islanda.