Suzana Manxhuka-Kerliu, Dekane e Fakultetit të Mjekësisë ka thënë se fillimisht denoncimin për ngacmim seksual të profesorit Xhevat Krasniqi e ka pranuar gojarisht nga 3-4 studente. Ajo ka treguar se pastaj denoncimi është bërë edhe nga studentë të tjerë me shkrim lidhur me profesorin Xhevat Krasniqi.

Manxhuka-Kerliu tha se përcjelljes së shkresës-fletëparaqitjes ndaj Profesorit Xhevat Krasniqi, hapi i parë nga ajo ka qenë informimi i Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe pastaj kërkova nga Fakulteti i Shkencave Natyrore-Matematikor të gjejë zëvendësimin e tij, pasi që ishte më lehtë të largohet një profesor i angazhuar.

Manxhuka-Kerliu e ftuar tek emisioni “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini tha se “Këshilli Studentor i Fakultetit të Mjekësisë më kishte dërguar e-mail me të cilin më informonte me problemin që kishte ngjarë në Fakultetin e Mjekësisë, gjegjësisht në degën e Farmacisë”.

“Unë menjëherë kërkova që t’i takojë edhe studentët edhe Këshillin Studentor edhe përgjegjësen e Degës së Farmacisë nga radhët e studentëve. Dhe pasi më treguan me detaje situatën, pasi që Xhevat Krasniqi ishte i angazhuar tek ne, dhe nuk ishte i rregullt. Fillimisht, e denoncuan gojarisht dhe treguan situatën. Meqenëse bazuar në rregulloren për ngacmime seksuale, unë duhet të kem me shkrim denoncimin, kërkova nga to të dëshmojnë situatën në të cilën ishin gjendur. Pastaj ishin edhe dëshmitarë të tjerë, jo vetëm ato 3-4 studente, por edhe dëshmitarë të tjerë pasi që ngjarja kishte ndodhur edhe gjatë ligjeratave, konsultimeve“, ka thënë Manxhuka-Kerliu.

VIDEO BONUS: