Arlind Manxhuka

Manxhuka – Hykmete Bajramit: Kështu dukej veriu i Kosovës kur e vizitonte Isa Mustafa si kryeministër

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami, ka thënë të mërkurën se mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, por sipas saj, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar.

Ndaj kësaj deklarate të Bajramit ka reaguar Arlind Manxhuka, drejtues i zyrës për media dhe komunikim të Lëvizjes Vetëvendosje

Ai ka postuar në Facebook një kronikë të lajmeve që transmetohej në vitin 2016 në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), e ku raportohej se kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa kishte marrë pjesë në përurimin e një ure në veri të Kosovës, po që masat e sigurisë ishin të rrepta, siç theksohej në atë raportim.

“Ja si dukej një kronikë lajmesh për veriun dhe kryeministrin me 2 dhjetor 2016. Edhe atëherë ishte veriu i çliruar siç duket por ne nuk e pamë, po e shohim veç tash. Edhe këto janë fryte të shefit të Hykmetes siç ishte edhe kjo me ‘Komercialna Bankën”, ka shkruar Manxhuka në Facebook, të mërkurën.