Mane tregohet i sinqertë: Ende jam larg nivelit të bishave Messi dhe Ronaldo

Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, e ka pranuar se ende ngel shumë prapa, siç i ka quajtur, bishave, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi senegalez është nominuar në listën e ngushtë prej 30 futbollistëve, përkrah dy sulmuesve të Barcelonës dhe Juventusit, për Topin e Artë 2019, por është i vetëdijshëm se ende është larg të qenet i mirë sa dyshja në fjalë.

Përveç Luka Modricit të Real Madridit që e fitoi këtë çmim më 2018, Messi dhe Ronaldo e kanë rrëmbyer Topin e Artë nga pesë herë secili që prej vitit 2008.

Mane beson se e pret një rrugë shumë e gjatë për ta arritur nivelin e tyre.

“Këta lojtarë (Messi dhe Ronaldo) janë bisha. Mendoj se ende jam shumë larg nivelit të tyre”, tha Mane për L’Equipe du Soir.

“Siç edhe e kam thënë, do të bëj gjithçka që mundem për t’iu afruar atyre sado pak”, shtoi ai.