Mane refuzoi Manchester Unitedin për shkak të telefonatës që mori nga Jurgen Klopp.

Sadio Mane është rikthyer të flasë sërish për historinë para tri viteve, kur refuzoi Manchester Unitedin, për t’iu bashkuar Liverpoolit.

Ai ka bërë të ditur se gjithçka ishte drejt finalizimit me “Djajtë e Kuq” atë kohë, por një telefonatë nga Jurgen Klopp ndryshoi gjithçka.

Brenda tri viteve te klubi nga “Anfield”, Mane të shtunën do të luajë finalen e dytë në UEFA Champions League.

“Kam qenë shumë, shumë afër sepse madje jam takuar me ta”, tha Mane për Mirror.

“Ishte afër të ndodhte, isha atje dhe kam biseduar me trajnerin që ishte atë kohë, (Louis van Gaal). Ata bën një ofertë, por në të njëjtën javë, Klopp më telefonoi”.

“Ai më tha: ‘Mendoj se është klubi i duhur, trajneri i duhur për ju dhe mendoj se më mirë për të është të vish në Liverpool’.

“Për mua, mendoj, ishte koha e duhur gjithashtu dhe thash ‘do të shkojë në Liverpool’”.

Për tri sezone, Mane ka bërë 122 paraqitje me fanellën e Liverpoolit në të gjitha garat dhe ka shënuar 59 gola.