Lukas Mandl

Mandl bën thirrje për heqje të masave ndaj Kosovës e zbatim të marrëveshjeve të dialogut

Bashkëkryesuesi i Komisionit parlamentar për stabilizim-asociim BE – Kosovë, Lukas Mandl, ka bërë thirrje për heqje të masave ndaj Kosovës dhe ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymën e mirëbesimit për arritje të një marrëveshjeje për normalizim të marrëdhënieve.

Ai ka thënë se Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë vendosur Kosovës dhe se ka bërë thirrje për heqjen e tyre.

Në fjalën e tij hyrëse në takimin e 11-të i Komisionit që është mbajtur në Prishtinë, ai ka thënë ka ftuar palët që të zbatojnë marrëveshjet e arritura.

“Ky takim sot zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE. Kosova ka përjetuar dy ngjarje shokuese, dhuna në fund të majit dhe sulmi terrorist në shtator. PE-ja ka dënuar përdorimin e dhunës. Sipas meje dialogu Kosovë – Serbi do të ketë kuptim vetëm kur të mbahet në frymë e mirëbesimit për të arritur një marrëveshje të normalizimit. Ftoj që të ketë zbatim të plote te marrëveshjes së dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme”, është shprehur Mandl.

Bashkëkryesuesje e këtij komisioni, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë se është me rëndësi që të njihet dhe shprehet falënderim për Parlamentin Evropian në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Ne çmojmë thirrjen tuaj për heqjen e masave … Rrugëtimi ynë mbetet i palëkundur drejt integrimit evropian. Mbështetja nga BE do të na qoj drejt këtij vizioni”, është shprehur Kusari-Lila.

VIDEO BONUS: