Italia do të zhvillojë dy ndeshje gjatë muajit nëntor, më datën 17 do të presë në “San Siro” Portugalinë, në takimin e fundit të vlefshëm për Ligën e Kombeve, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojë drejt Belgjikës, ku në “Luminus Arena” do të zhvillojë një takim miqësor ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Trajneri i të kaltërve, Roberto Mancini publikoi listën me 27 futbollistët që do të ketë në dispozicion për këto dy takime, ku ra në sy lënia sërish jashtë e sulmuesve Andrea Belotti dhe Mario Balotelli, të cilët nuk u preferuan as për ndeshjet e muajit tetor.

Këtë herë Mancio befasoi sërish, pasi përveç lënies jashtë të dy sulmuesve, ftoi në skuadër 3 futbollistë që grumbullohen për herë të parë me Italinë, mesfushorët Stefano Sensi i Sassuolos dhe Sandro Tonali i Brescias, por edhe sulmuesin Vincenzo Grifo që luan në Bundesligë me Hoffenheimin.

Kombëtarja italiane do të grumbullohet ditën e hënë në vendin e zakonshëm, Converciano, ku skuadra do të përgatitet deri të premte, për t’u nisur më pas drejt Milanos, në pritje të sfidës së të shtunës në mbrëmje, ndaj Portugalisë.

Portierë: Alessio Cragno (Cagliari), Gianluigi Donnarumma (Milan), Salvatore Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Cristiano Biraghi (Fiorentina), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri Dos Santos (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Daniele Rugani (Juventus)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Cagliari), Roberto Gagliardini (Inter), Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Sassuolo), Sandro Tonali (Brescia), Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Vincenzo Grifo (Hoffenheim), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Kevin Lasagna (Udinese), Leonardo Pavoletti (Cagliari), Matteo Politano (Inter)