Manchesteri ofron 80 milionë euro për Fernandesin

Manchester Unitedi është i vendosur të mposhtë Manchester Cityn në garën për shërbimet e mesfushorit portugez Bruno Fernandes, i cili është pjesë e Sportingut të Lisbonës.

E përditshmja portugeze “A Bola” ka njoftuar të premten se Unitedi ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim, 25 milionë më shumë se City për transferimin e Fernandesit gjatë verës. Portugezi 24-vjeçar te Manchester Unitedi shihet si përforcim i madh për repartin e mesfushës.

Fernandes ka pasur një edicion fantastik te Sportingu, pasi ka shënuar 32 gola dhe ka bërë 18 asistime në 53 ndeshje. Ai ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023.