Manchesteri është i “kuq”, Unitedi mposht Cityn

Derbi i Manchesterit ndërmjet Cityt dhe Unitedit i ka takuar kësaj të fundit.

“Djajtë e Kuq” fituan në Etihad me rezultat prej 2 me 1.

Rashford e Martial shënuan për Manchester Unitedin në pjesën e parë në minutën e 23 dhe 29.

Kurse për vendasit golin e vetëm e shënoi Otamendi në minutën e 85.

City tani në vendin e tretë ka 32 pikë, derisa Unitedi në të pestin ka 24 pikë.