Fitorja e 4-të rresht

Manchester Unitedi vazhdon me fitore, mposht Newcastlen (Video)

Manchester Unitedi ka shënuar fitoren e katërt radhazi në Premier Ligë, duke e mposhtur në udhëtim Newcastle Unitedin me rezultat prej 0-2.

Ishte sulmuesi belg Lukaku ai që shënoi golin e parë kur po luhej minuta e 64-të.

E golin e dytë e shënoi Marcus Rashford në minutën e 80-të pas asistimit nga Alexis Sanchez.

Unitedi në vendin e gjashtë tani ka 38 pikë, kure Newcastle Unitedi në vendin e 15-të ka 18 pikë.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/3d/3dpz.mp4