Manchester Unitedi vazhdon ëndrrën në “Teatrin e Ëndrrave”

Manchester Unitedi ka fituar edhe në stadiumin “Old Trafford” edhe në duelin kthyes të çerekfinales së Ligës së Evropës.

“Djajtë e Kuq” vazhduan ëndrrën për triumf në këtë garë në “Teatrin e Ëndrrave” pas fitores 2:0 kundër Granadas.

Edinson Cavani e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e gjashtë kur u asistua nga francezi Paul Pogba.

Cavani shënoi në një garë evropiane për edicionin e 11-të rresht. Njëherësh, ishte goli i parë në Ligën e Evropës që prej dhjetorit të vitit 2012-të, kur realizoi për Napolin ndaj PSV-së.

Mbrojtësi Jesus Vallejo shënoi autogol në minutën e fundit të ndeshjes.

Duelin gjysmëfinal ndaj Romës, Unitedi e zhvillon më 29 prill.