Manchester United e ka patur në duar kartonin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs De Ligt, por, skuadra angleze ka rënë pre e agjentit të saj duke refuzuar të nënshkruajë me kapitenin e klubit holandez.
Ishte Marcel Bout agjenti që tha se De Ligt është lojtar që shton lehtë peshë dhe mund të humbas ritmin. Klubi ka rënë pre e këtij rekomandimi dhe ka humbur mundësinë për të nënshkruar me një supertalent botëror.
Shuma që United duhej të paguante për De Ligt raportohet se ishte tejet e ulët, apo 10 herë më e vogël se sa duhej të paguante aktualisht.
Agjenti Bout kishte ardhur te United me urdhërin e Van Gaal, në kohën kur holandezi ishte trajner i United.
Transferimin e De Ligt e kishte pëlqyer edhe Jose Mourinho pasi kishte parë disa inçizime të tij dhe më pas ishte përballur edhe në Europa League ndaj talentit holandez.







