Manchester Unitedi përgatit 100 milionë euro në janar për Sanchon

Jadon Sancho është shumë pranë rinovimit të kontratës me Borussia Dortmundin, por pavarësisht kësaj në merkaton e janarit verdhezinjtë do ta kenë shumë të vështirë ta mbajnë në skuadër talentin anglez.

Manchester United pasi nuk realizoi asnjë goditje të madhe në sulm në merkaton e verës duke u përqëndruar vetëm te përmirësimi i mbrojtjes, i ka “hedhur grepat” drejt Sanchos për merkaton e dimrit.

Paratë e e përfituara nga shitja e Lukakut dhe ajo e Sanchez që është shumë afër Interit kanë mbushur arkat e United që janë gati t’i shpenzojnë këto të ardhura për të afruar një talent të pastër si Sancho nga Dortmundi.

“Djajtë e Kuq” kanë përgatitur 100 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit anglez, shifër kjo që vështirë se do të mjaftojë për të bindur klubin verdhezi.

loading…