Manchester Unitedi nuk e do në skuadër, e ardhmja e Rojos në Turqi

Aventurës së Marcos Rojos te Manachester United duket se i ka ardhur fundi.

Mbrojtësi nuk preferohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjær, i cili në 22 javë kampionat e ka aktivizuar vetëm 3 herë argjentinasin.

Për këtë arsye 29-vjeçari do të largohet gjatë muajit janar nga “Djajtë e Kuq”.

Sipas medieve angleze mbrojtësi me shumë mundësi do të transferohet në Turqi, ku skuadra e Fenerbahces e kërkon me insistim.

Kontrata e Rojos me klubin nga “Old Trafford” skadon në vitin 2021.