Manchester Unitedi ka konfirmuar se trajneri aktual në detyrë dhe ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer, është emëruar në pozitën e trajnerit të “Djajve të kuq” me kontratë trevjeçare.
Kur ish-sulmuesi legjendar i “Djajve të kuq” e mori pozitën e trajnerit, klubi i tij ishte i pesti me rekordin më të keq defansiv në Premierligë.
Por, që nga shkarkimi i Jose Mourinhos dhe emërimi i Solskjaerit si trajner i përkohshëm, Manchester Unitedi i ka shënuar 17 gola në 19 ndeshje dhe e ka mbajtur portën e paprekur në shtatë prej tyre.
Gjatë kësaj kohe, vetëm Liverpooli ka rekord më të mirë në mbrojtje se Manchester Unitedi.
Solskjaer i ka fituar 14 nga 19 ndeshje e zhvilluara që nga shkarkimi i Jose Mourinhos.







