5 nga 5, Ole Gunnar Solskjaer nuk njeh rezultat tjetër përveç fitores në stolin e Manchester United.
Pas 4 fitoreve radhazi në 4 ndeshjet e tij të para në Premier League, trajneri norvegjez arriti të udhëhiqte “Djajtë e Kuq” drejt kualifikimit në fazën e 1/16 të FA Cup, ose siç njihet Kupa e Mbretereshës.
Manchester United, finalist edicionin e kaluar në FA Cup e nisi në mënyrën më të mirë aventurën në kompeticionin më të vjetër në botë.
Ndaj Reading skuadrës që luan në Championship, United e kishte të lehtë dhe pavarësisht rotacionit të aplikuar nga trajneri Solskjaer zgjidhi gjithçka në pjesën e parë me golat e Juan Matës me penallti dhe sulmuesit Romelu Lukaku.







