Manchester Unitedi fiton me vështirësi

Manchester Unitedi është kthyer te fitorja në Premier League. Të dielën në udhëtim te Wolverhamptoni skuadra e drejtuar nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka shënuar fitore me rezultatin 1:0.

Te “Djajtë e Kuq” në këtë ndeshje debutuan mbrojtësi Rapahel Varane dhe sulmuesi i krahut Jadon Sancho.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me të dyja ekipet që kishin mundësi shënimi.

Te vendasit rrezikuan Adam Traore dhe Raul Jimenez. Te mysafirët nuk arritën të gjenin cakun Bruno Fernandes e Jadon Sancho.

Në pjesën e dytë udhëtuesit shtuan presionin para portës vendase. Në minutën e 80-të talenti anglez, Mason Greenwood kaloi zhbllokoi rezultatin për 1:0.

Deri në fund skuadra e Wolverhaptoni tentoi të barazonte rezultatin por pa sukses.

Manchester Unitedi pas tri ndeshjeve ka dy fitore dhe një barazim ndërsa Wolverhaptoni tri humbje.