Manchester Unitedi fiton me rikthim ndaj Tottenhamit

Manchester Unitedi e ka fituar derbin e javës së 31-të kundër Tottenhamit si mysafir me rezultat 3:1.

Tottenhami shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 40-të me autor Son Heung-Min. Me epërsinë e vendasve u mbyll pjesa e parë. Manchester Unitedi u rikthye në pjesën e dytë duke përmbysur gjithçka dhe ai doli të marr pikë të plota.

Fredi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 57-të. Golin e dytë e realizoi Edinson Cavani në minutën e 79-të. Ndërkaq, golin e tretë dhe fundit për fitoren e Unitedit e shënoi Mason Greenwood në kohën shtesë.

Me 63 pikë, Manchester Unitedi renditet në pozitën e dytë. Derisa Tottenhami është i shtati me 49 pikë.