Manchester Unitedi është duke u bërë gati ta bëjë shitjen e parë në këtë afat kalimtar, sipas mediave britanike.

Daily Mail raporton se “Djajtë e kuq” po mendojnë seriozisht ta shesin mesfushorin Marouane Fellainin gjatë këtij muaji.

Fellaini përdorej shpesh nga ish-trajneri Jose Mourinho, por tani me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer belgu nuk është më i preferuar në “Old Trafford”.

Ndër arsyet tjera përse Unitedi kërkon ta largojë 31-vjeçarin është edhe paga e lartë e tij. Klubi kërkon ta përfitojë nga shitja e tij, me Milanin, Porton dhe klubet nga Kina dhe Turqia të interesuara për të.