Manchester United vihet seriozisht pas Haaland

Manchester United janë shumë afër për ta transferuar sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

Haalandi ka impresionuar të gjithë gjigantët evropian pasi në 18 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 26 gola duke përfshirë pesë hat-trick.

Sipas disa raportimeve babai i norvegjezit ka vizituar stërvitjen e “Djajve të Kuq”.

Javën e kaluar trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer kërkoi nga bordi blerjen e tij për 85 milionë euro.

Në garë për norvegjezin janë edhe Juventus, Napoli, Liverpool dhe Real Madird.