Manchester United tenton ta rikthejë Zahan

Skuadra e Manchester Unitedit po synon transferimin e sulmuesit të Crystal Palacet, Wilfried Zaha gjatë afatit kalimtar të janarit.

Tabloidi “The Sun” ka raportuar të hënën, se Manchester Unitedi tashmë ka ofruar 80 milionë euro dëmshpërblim për Zahan, që e shohin si përforcim ideal për repartin e sulmit.

Zaha më herët ka kërkuar largimin nga Crystal Palace dhe këtë edicion ka 13 paraqitje në të gjitha garat. Ai para gjashtë vitesh ishte pjesë e Unitedit, por nuk bindi dhe për këtë arsye u largua nga “Old Traffordi”.

Zaha 27-vjeçar, ka kontratë me Crystal Palacen deri në vitin 2023. Ai është reprezentues i Bregut të Fildishtë dhe deri më tani ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje të luajtura.

Krahas Unitedit, interesim për Zahan ka treguar edhe Tottenhami e Evertoni.

loading…