Manchester United synon të përforcohet në sulm me Werner

Blerja e të paktën një sulmuesi është domosdoshmëri për Manchester United në merkaton e janarit.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë një listë me emra si kandidat të mundshëm dhe mes tyre është Timo Werner që i pëlqen dhe i përshtatet shumë stilit të lojës së Solskjaer.

23-vjeçari rinovoi së fundmi kontratën me Leipzig dhe drejtuesit e klubit tashmë nuk bëjnë lëshime për sulmuesin e tyre dhe kërkojnë të paktën 65 milionë euro për kartonin e tij.

Manchester United nuk do të mendohej dy herë për të shpenzuar një shumë të tillë por duhet të bindin edhe lojtarin që të pranojë kalimin në Angli duke parë se kërkohet me insistim edhe nga Bayern Munich.

loading…