Manchester United synon të përforcohet në mbrojtje me belgun e PSG-së

Manchester United ka rikthyer vëmendjen nga mbrojtësi belg i PSG, Thomas Meunier për të përforcuar krahun e djathtë.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kishin si objektiv parësor Aaron Wan-Bissaka nga Crystal Palace, por kërkesa e lartë e klubit anglez duket se kanë detyruar United që të mendojnë sërish për Meunier.

27-vjecari me shumë mundësi do të largohet nga kampionët e Francës pasi kontrata e tij skadon në verën e vitit 2020.

Belgu edhe më parë ka qenë një objektiv i klubit nga “Old Trafford”, ndërkohë që shumë shpejt pritet një ofertë në drejtim të PSG për ish lojtarin e Club Brugge.