Manchester United i ka bërë një nisje aspak pozitive sezonit.

“Djajtë e Kuq” për momentin ndodhen në vendin e 10-të në renditjen e Premier League me vetëm 9 pikë të grumbulluara pas 7 ndeshjesh.

Largimet e Lukakut apo Sanchez në sulm, por mbi të gjitha dëmtimet e shumta, sidomos në repartin e avancuar, duket se kanë bindur drejtuesit që për të qenë më konkurues, duhet të investojnë më tepër.

Për këtë arsye, sipas mediave angleze, stafi drejtues i klubit ka vendosur që me hapjen e merkatos së janarit, të vendosin në dispozicion të trajnerit Solskjaer mbi 100 milionë euro.

Objektivat janë të qartë, do të synohen afrimi i Sean Longstaff, mesfushorit të Newcastle dhe Moussa Dembele, sulmuesit të Lyon. Longstaff ishte një objektiv i “Djajve” edhe gjatë merkatos së verës, por kërkesat e larta të Newcastle bënë që tratativat të dështonin.

loading…