Manchester United pa Pogban dhe Martial në ndeshjen e nesërme ndaj Leicesterit

Manchester United nuk e ka nisur shumë mirë sezonin duke grumbulluar vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet e para të Premier League.

Kjo fundjavë rezervon një tjetër sfidë delikate për “Djajtë e Kuq” të cilët presin në “Old Trafford”, Leicester Citym që nuk ka humbur ende asnjë ndeshje duke marrë 3 pikë më shumë se United në 4 ndeshjet e para.

Presioni i pikëve por edhe problemet me dëmtimet janë evidente për skuadrën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer që siç e ka konfirmuar vetë trajneri norvegjez në konferencën për shtyp Paul Pogba dhe Anthony Martial do të mungojnë ndaj skuadrës së Brendan Rodgers ndërkohë që Solskjaer shpreson të rikuperojë në kohë Aaron Wan-Bissaka dhe Jesse Lindgard.

loading…