Manchester United mposht Bournemouthin në fund (Video)

Manchester United ka vuajtur shumë për të gjetur golin e fitores, por ia ka arritur në fund të takimit dhe ka mposhtur Bournemouth me rezultatin 2-1 në Vitality Stadium.

Ekipi i Jose Mourinhos ka krijuar shumë, sidomos në pjesën e dytë, dhe është shpërblyer në fund me golin e Rashford.

Ndeshja nis fuqishëm me të dy skuadrat që luftojnë për çdo top dhe sulmojnë sa herë që u jepet mundësia. Sfida ishte e hapur nga të dy krahët dhe vendasit arritën të shënojnë golin e avantazhit që në minutën e 11-të me të përhershmin Callum Wilson.

Gjithsesi miqtë nuk demoralizohen dhe barazojnë rezultatin në minutën e 35-të me Anthony Martial, i cili vazhdon të bindë me paraqitjet e tij.

Pas pushimit vendasit e ulin ritmin dhe Man United ka mundësi disa herë të marrë avantazhin për të parën herë. Mundësitë e krijuara nga “Djajtë” janë të shumta dhe të pastra, por Shaw, Sanchez dhe Pogba humbasin raste të pafalshme.

Kur u duk sikur ndeshja do të përfundonte barazim, ishte Marcus Rashford ai që shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë duke i dhënë tre pikë të rëndësishme ekipit të tij.

https://twitter.com/D9INE_2019/status/1058711251939782657

https://twitter.com/D9INE_2019/status/1058711547529224195

https://twitter.com/D9INE_2019/status/1058726018792345600