Manchester United me shumë mungesa ndaj Bournemouthit

Manchester United mund të paraqitet me shumë mungesa kundër Bournemouth të shtunën në Premierligë.

Treshja e lojtarëve Marcus Rashford, Harry Maguire dhe Victor Lindelof kanë pësuar lëndime në ndeshjen e së mërkurës kundër Chelseat në Carabao Cup.

Trajneri i Manchester United ka pranuar se nuk është i sigurt nëse këta lojtarë do të udhëtojnë me skuadrën për ndeshjen kundër Bournemouth.

“Është akoma herët. Shpresoj që të mund t’i marrim edhe ata në fushë nesër”, ka deklaruar Solskjaer.

“Ata patën një tretman dje, pak më shumë tretman sot, një stërvitje të lehtë dhe shpresoj të jenë gati. Nuk mund të them saktësisht tani”.

Manchester United tashmë ka të konfirmuara mungesat tjera si Paul Pogba, Nemanja Matic dhe Luke Shaw.

loading…