Manchester United kthehet te fitoret, mposht bindshëm Newcastlen VIDEO

Manchester United ka arritur fitore ndaj Newcaslte me rezultat të thellë 4-1.

Edhe pse “Djajtë e kuq” e nisën ndeshjen në disavantazh, në fund shënuan katër herë për të fituar.

Matthew Longstaff shënoi për mysafirët për 1-0 në minutën e 17-të, por United u përgjigj shpejt.

Anthony Martial i barzoi shifrat në minutën e 24-të për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe vendasit morën epërsinë me Mason Greenwood që shënoi për 2-1.

Pjesa e parë u mbyll me gol, pasi edhe Marcus Rashord gjeti rrjetën (3-1).

Pjesa e dytë nuk solli shumë pasi United e kishte siguruar fitoren.

Martial shënoi edhe një herë për 4-1 në minutën e 51-të.

Me këtë fitore Manchester United ngjiten në vendin e shtatë me 29 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=Hl8I05qmhZc&feature=emb_title