Manchester United ka gati 15 milionë euro për Marash Kumbullën

Mediet italiane kanë shkruar ditët e fundit se Interi ka nisur kontaktet me Veronën për transferimin e Marash Kumbullës, 19-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare që i janë dashur vetëm pak muaj për të shkëlqyer tek ekipi veronez në krah të Amir Rrahmanit.

Por duket se zikatrit po hasin një konkurrencë të fortë për të siguruar kartonin e shqiptarit, që pëlqehet gjithashtu nga Juventusi dhe Leipzigu.

Së fundmi ka dalë në skenë një tjetër emër i madh i futbollit europian, Manchester United, që sipas “Daily Star” është po përgatit ofertën konkrete prej 15 milionë eurosh.

Me një shumë të tillë duket se “Djajtë e Kuq” nuk do të kenë konkurrentë, por gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit. /SS/