Manchester United josh De Ligtin me pagë të jashtëzakonshme

Manchester United synon t’i parakalojë Barcelonën dhe Juventusin në garën për shërbimet e kapitenit të Ajaxit, Mathijs De Ligt.

Në të vërtetë siç raportojnë mediat angleze “Djajtë e Kuq” kanë dalë si i treti i paftuar në luftën për të përftuar shërbimet e mbrojtësit holandez me një ofertë konkrete prej 14 milionë eurosh në sezon.

Shifër e frikshme që duket se pezullon të gjitha tratativat e tjera paralele që kanë inicuar për të Barcelona dhe Juventusi pozicioni i të cilave tanimë në këtë operacion duket në disfavor.

Kështu Premier League projektohet si destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e 19-vjeçarit. I shtyrë nga dyzimi i lojtarit United ka bërë lëvizjen e tij strategjike duke ofruar këtë shifër stratosferike.

14 milionë euro në sezon do të bënin cilindo lojtar që të mendonte seriozisht një ofertë të tillë përfshirë De Ligt që tani po mendon seriozisht mbi opsionin e “Djajve të Kuq”. Një pagë e tillë lë automatikisht jashtë loje Juventusin por edhe Barcelonën që mendohej si destinacioni më i mundshëm për të.