Manchester United nuk dorëzohet dhe i bën një propozim të ri sulmuesit francez, Anthony Martial për të rinovuar kontratën.

Ish lojtari i Monacos i cili po luan rregullisht në këtë sezon dhe po gjen shpesh edhe rrugën e golit, është në skandencë kontrate me “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2019, por te United kurrësesi nuk duan të humbasin me parametër zero një lojtar kaq të rëndësishëm sa francezi.

Sipas mediave angleze drejtuesit e United i kanë vendosur në tryezë Martialit një kontratë të re me kohëzgjatje 5-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitojë 190 mijë paund në javë, në total rreth 45 milionë sterlina për 5 vjet.