Manchester United i rinovon automatikisht kontratën Rashfordit

Manchester United po bën të pamundurën për të mbajtur Marcus Rashford larg merkatos teksa Real Madridi dhe Barcelona e kanë shënjestruar talentin anglez prej kohësh.

21-vjeçari ka vetëm një vit kontratë por klubi ka të drejtën e zgjatjes edhe për një sezon tjetër dhe ka vendosur ta aktivizojë.

Një lëvizje e tillë nuk e zgjidh situatën pasi Rashford ka kërkuar një page faraonike prej 350 mijë paund në javë që të firmosë rinovimin por drejtuesit mendojnë se me 2 vite të tjera në kontratë do të kenë kohën e duhur në dispozicion për të negociuar dhe për të gjetur një akord përfundimtar për sulmuesin.