Manchester United dhe Tottenhami në garë për Muriqin

Paraqitja e admirueshme e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi në dy ndeshjet e fundit me kombëtaren e Kosovës, ka tërhequr edhe vëmendjen e Manchester United.

“Djajtë e kuq” kërkojnë të plotësojnë repartin e sulmit me 25-vjeçarin pas largimit të Lukakut dhe Alexis Sanchez tek Interi.

Për këtë, mediat britanike raportojnë se do të ketë një ofertë konkrete drejt Fenerbahçes në merkaton e janarit.

Tottenham dhe Napoli janë gjithashtu të interesuara për Muriqin. Spurs për të mbështetur sulmuesin Harry Kane, ndërsa italianët janë ende në kërkim të një sulmuesi pas refuzimit nga ana e Mauro Icardit.

loading…