Manchester United dhe Real Madridi duelojnë për shërbimet e Sanchos

Manchester United është skuadra që interesohet më shumë për shërbimet e talentit të Borussia Dortmundit, anglezit Jadon Sancho.

Por nëse te United e duan me çdo kusht, yllin e ri të tre luanëve, United nuk është klubi i vetëm që kërkon ta ketë në skuadër Sanchon, pasi sëfundmi në skenë për të firmosur me lojtarin e Dortmundit ka dalë edhe Real Madridi.

“Los Blancos” kërkojnë të tjerë lojtarë me peshë për repartin e avancuar dhe Sancho ka profilin për t’u shndërruar në një nga yjet e reja të futbollit botëror.

Minimalisht për kartonin e Sanchos, Dortmundi synon të përfitojë rreth 120 apo 130 milionë euro, por vlera e tij në merkato mund të rritet në varësi të paraqitjeve që do të bëjë lojtari në këtë sezon.

loading…