Manchester United ka vënë kontaktet me mesfushorin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes.
Sipas informacioneve të dala nga portugezja “A Bola”, lojtari dhe agjentët e klubit anglez janë takuar dhe kanë nisur negocimin për të kaluar në Premier League verën e ardhshme.
Gjithsesi “Daily Mail” shkruan se Milani nuk është dorëzuar kaq shpejt dhe United duhet të konkurrojë me klubin nga Milano për të marrë shërbimet e 24-vjeçarit. Kartoni i tij në “Transfermakt” vlerësohet në 35 milionë euro, por ende klubet nuk kanë filluar të flasin për shifra konkrete.
Fernandes luan si qendër mesfushorë ose si sulmues i dytë. Më parë ai ka luajtur në Serie A, me skuadra si Novara, Sampdoria dhe Udinese. Ndërkohë që sezonin e kaluar shkoi në Portugali, aty ka ka shkëlqyer me fanellën e Sporting.
Vetëm këtë sezon ka zhvilluar 27 ndeshje nga 27 të mundshme në kampionatin vendas, ku ka shënuar edhe 15 gola, shtoi edhe 3 gola në 5 ndeshje në kupë.
Për të mos harruar Europa League ku në 8 ndeshje sërish shënoi 3 gola, që në total përkthehen në 21 gola në 40 ndeshje, shifra goxha të larta për një mesfushor.







