Manchester United ka dëshpëruar sërish teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në derbin përballë Chelseat.

Në “Old Trafford” ishin “Djajtë e Kuq” ata që filluan furishëm, teksa iu afruan golit me Romelu Lukakun por Kepa Arrizabalaga i mohoi golin sulmuesit belg.

Pak më vonë, në minutën e 11-të, Juan Mata zhbllokoi takimin, gjersa ish lojtari i Chelseat shfrytëzoi pasimin e Luke Shaw për të kaluar Unitedin përpara.

Skuadra e Solskjaer u “tradhëtua” nga David De Gea, me portierin spanjoll që bëri gafën e rradhës kur nuk arriti të ndalë një goditje pa shumë pretendime të Rudiger, ndërsa në vazhdim të aksionit Marcos Alonso realizoi nga afërsia.

Në barazim u mbyll pjesa e parë, ndërsa 45 minutëshi i dytë nuk dhuroi shumë emocione me rastet e vetme që ishin ruajtur për fundin e sfidës.

Fillimisht te Unitedi, Rojo ishte pranë golit të fitores por mbrojtja e Chelseat largoi topin nga vija, ndërsa në fund të ndeshjes Higuain dështoi të realizonte përballë De Geas.

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të kampionatit, Manchester Unitedi ndodhet në pozitën e 6-të me 65 pikë, ndërsa Chelsea tubon 68 pikë në vendin e 4-të.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/p0/p0z6.mp4