Manchester United dhe Chelsea pritet të duelojnë në merkato për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

24-vjecari, kapiten i kuqezinjëve, është shndrruar në liderin e prapavijës për skuadrën e drejtuar nga Gattuso, duke tërhequr vëmendjen e gjigandëve anglezë.

Manchester United prej kohësh është duke vëzhguar tregun italian, sidomos sa i përket repartit të mbrojtjes, pasi përveç Romagnolit, ndjek me shumë vëmendje edhe qëndërmbrojtësin e Napolit, Koulibaly, ndërkohë që nga ana tjetër trajneri i Chelseas, Sarri i njeh mirë aftësitë e mbrojtësit kuqezi.

Romagnoli pëlqehet edhe nga Juventusi, ndërkohë që drejtuesit e Milanit shpesh herë kanë përsëritur se mbrojtësi është i pashitshëm.