Manchester United dëshpëron, mposhtet nga Sociedad

Manchester United është mposhtur me rezultat 1-0 ndaj Real Sociedad në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Gjithçka vendosi një gol nga pika e bardhë i Brais Mendes në minutën e 59’.

“Djajtë u Kuqë” tentuan përmes disa gjysmërasteve ta gjejnë kornizën e portës, por pa sukses që ta rivendosin baraspeshën. Si përfundim, vendasit e nisin me humbje kampanjën e sivjetme në këtë kompeticion.

Humbja te skuadra e Ten Hag erdhi pas katër fitoreve radhazi. /Demokracia.com