Ndeshja kundër Valencias

Manchester United dënohet nga UEFA për shkak të vonesës

Manchester United është dënuar me 15 mijë euro nga UEFA për mbërritjen e vonshme në stadium dhe startin me vonesë të takimit ndaj Valencias në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Champions League.

“Djajtë e Kuq” u prekën nga trafiku i madh në ditën e ndeshjes në qytetin e Manchesterit para takimit përballë spanjollëve që përfundoi në barazim 0-0.

Edhe Valencia nuk ka shpëtuar pa dënim, duke u gjobitur me 1 mijë euro për shkak të ndezjës së fishekzjarreve nga tifozët mysafir.

Për arsye të ndryshme janë dënuar me para edhe Napoli, CSKA Moscow dhe Viktoria Plzen.