Manchester fiton me përmbysje të madhe

Manchester United ka shënuar fitore të çmendur ndaj Brentfordit, duke e përmbysur rezultatin.

Djajtë e Kuq shënuan dy gola në fund të takimit me anë të  McTominay, i cili realizoi dy herë brenda tre minutave për t’ia siguruar fitoren Unitedit, ani se ishte duke humbur me një gol epërsi.

Golin për “Bletët” e shënoi Mathias Jensen, në minutën e 26’.

Kështu Unitedi pas fitores kalon në vendin e 13-të me nëntë pikë, teksa Brentfordi renditet në pozitën e 12-të me një pikë më shumë.