Premierliga

Manchester City tregon forcën, “Qytetarët” përmbysin Evertonin

Manchester City festoi me përmbysje. Kampionët në fuqi të Anglisë, triumfuan 1-3 në “Goodison Park” përballë Evertonit.

Vendasit kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë me Harrison. Por, djemtë e Pep Guardiolës shënuan dy herë brenda 11 minutave në fraksionin e dytë.

Foden (eurogol) dhe Alvarez me penallti përmbysën rezultatin. Suksesi me “tris” u kompletua nga Bernardo Silva në fund, me Cityn që ngjitet në kuotën e 37 pikëve. Liverpooli kryesues, që ka luajtur një ndeshje më shumë, ndodhet 5 pikë larg.

Sfida tjetër, Brentford-Wolves përfundoi me triumfin e thellë 1-4 të “Ujqve”, të cilët siguruan tri pikë të arta në një transfertë të komplikuar. /Ballkani.info