Premierliga

Manchester City pa shumë telashe mposht Sheffield Unitedit

Nga një gol i shënuar nga mesfushori Rodri dhe sulmuesi Julian Alvarez, i kanë mjaftuar Cityt të marrë pikët e plota nga dueli i së shtunës kundër Sheffield Unitedit.

City i drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultatin 2:0 në shtëpi, në kuadër të xhiros së 20-të të Premier Leagues.

Mesfushori Rodri shënoi golin e parë në minutën e 14-të, ndërsa për 2:0, Alvarez realizoi në minutën e 61-të.

City me këtë fitore ngjitet në pozitën e dytë me 40 pikë, aq sa ka edhe Arsenali.

Kanë dy pikë më pak se Liverpooli lider.

Sheffield Unitedi mbetet i fundit me 9 pikë. /Ballkani.info