Talenti anglez
Manchester City mund ta rikthejë Sanchon në skuadër
Jadon Sancho është rikthyer në një diskutim të madh në Angli.
Manchester City akuzohet se largoi një nga talentet e ardhshme të futbollit. 18-vjeçari po shkëlqen te Borussia Dortmundi që e bleu për vetëm 8 milionë euro dhe tani sulmuesi provoi për herë të parë edhe fanellën e kombëtares angleze.
Sipas shtypit anglez, Sancho ka një klauzolë që bën të mundur rikthimin e tij në “Etihad”.
Në bazë të marrëveshjes, “Citizens” mund të barazojnë çdo ofertë që vjen në drejtim të lojtarit dhe të jenë ata zgjedhja e parë.
Pra, nëse përflitet që Chelsea mund të shpenzojë 100 milionë euro për talentin, atëherë Manchester City mund të ofrojë të njëjtën shumë dhe Dortmundi është i detyruar të pranojë transferimin te ekipi i Guardiolës.