Manchester City mposhtet në fund të ndeshjes nga Wolverhamptoni

Wolverhampton Wanderers ka arritur që ta mposht Manchester Cityn, 3 me 2.

City që nga minuta e 12 e ndeshjes ka qenë pa një lojtar, pasi Ederson është ndëshkuar me karton të kuq.

Por kjo nuk e ka ndaluar Sterlingun, pasi ka shënuar 2 herë në portën e Wolberhamptonit, njërën në minutën e 25-të dhe tjetrën në minutën e 50 të ndeshjes.

Wolberhamtoni edhe pse ka qenë duke humbur 2 me 0 nuk është dorëzuar dhe ka arritur që ta rikthej ndeshjen në 3 me 2 në favor të saj.

Adama Traore në minutën e 55 ka shënuar, duke zvogëluar epërsinë në 1 me 2.

Pas tij, Raul Jimenez ka barazuar rezultatin, ndërsa golin e fitores e shënoi Matt Doherty.