Manchester City është rikthyer edhe njëherë tjetër të jetë lider në Premierligë, teksa sot mposhti minimalisht Burnleyn 0-1 në udhëtim.

“Citizens” vuajtën për të gjetur avantazhin, derisa pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e plogësht dhe me pak raste.

Skuadra e Guardiolës e ngriti tempon në pjesën e dytë duke iu afruar golit me Bernardo Silvan.

Goli që i dha fitoren Cityt u shënua në minutën e 63-të, gjersa në skenë doli sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero. Për të pranuar golin e 30 vjeçarit u nevojit edhe ndërhyrja e Goal Line Technology, kurse një situatë e ngjashme u përsërit edhe në minutën e 74-të por kësaj rradhe Gabriel Jesus nuk arriti të realizojë.

Deri në fund Burnley u mundua të nivelizojë sfidën por pa sukses, teksa ky 3 pikësh e afron edhe më shumë Manchester Cityn me titullin kampion në Premierligë.

Kur kanë mbetur të zhvillohen edhe dy xhiro, City kryeson me 92 pikë, 1 më shumë se Liverpooli.

https://vc.sporttube.com/video/2019/4/28/zQUCCCG.mp4