Manchester City ka shënuar fitore ndaj Evertonit me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Pep Guardiolës me këtë fitore ka marrë kreun e renditjes përkohësisht me 44 pikë, dy më shumë se Liverpooli që luan nesër ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit.

Golin e parë për Cityn e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 22-të të ndeshjes, pastaj në pjesën e dytë në minutën e 50’ ishte përsëri braziliani që shënoi për 2-0 me kokë.

Evertoni e ngushtoi rezultatin në 2-1 me golin e Dominic Calvert-Lewin në minutën e 65’, mirëpo i sapo inkuadruari në lojë, Raheem Sterling shënoi për 3-1 me kokë katër minuta më vonë.

City në ndeshjen e radhës luan si mysafir ndaj Leicester Cityt, kurse Evertoni e pret në shtëpi Tottenhamin.

https://www.youtube.com/watch?v=MPWWEs1URuc